7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Liburn Aliu del sot para Gjykatës për keqpërdorimi i pozitës zyrtare

Sot do të mbahet sërish seanca gjyqësore ndaj ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Seanca që ishte paraparë të mbahej më 6 prill kishte dështuar në mungesë të njërit nga të pandehurit. Seanca e sotme pritet të nis në orën 10:00.

Gjykata Themelore e Prishtinës kishte caktuar 6 prillin si data e mbajtjes së shqyrtimit fillestar në rastin ndaj Liburn Aliut, dhe të tjerëve të cilët po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Para disa ditësh Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda kishte njoftuar se Liburn Aliu, tash ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kishte qenë në dijeni për ngritjen e aktakuzës për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në komunikatë thuhej se “Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se më 23 prill 2018, ka pranuar kallëzim penal ndaj personave L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U., M.B., në atë kohë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkaq, ministri Liburn Aliu para disa ditësh kishte mohuar se ndaj tij ekziston një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ka qenë drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Në lidhje me dorëheqjen nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij, Aliu ka thënë se nuk ndihet aspak fajtor, madje ai ka thënë se ‘ndihem që kam bërë një punë të mirë’, duke lënë të kuptohet se nuk do të japë dorëheqje.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles