9.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Për dialogun më shumë kam mësuar në Bruksel se në Kosovë! Hoti: T’i kam dorëzuar të gjitha dokumentet!

Ish-kryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kryeministrit aktual, Albin Kurti lidhur me procesin e dialogut pasi ky i fundit ka deklaruar se më shumë ka kuptuar për procesin në Bruksel se sa që ka gjetur dokumente në Prishtinë.

Hoti përmes Facebook-ut ka thënë se qeveria e tij ka përgatitur dokumentin “Pozicioni i Republikës së Kosovës për dialog me Serbinë”, i cili është prezantuar në Kuvend dhe është diskutuar me shoqërinë civile.

Deputeti i LDK-së ka thënë poashtu se të gjitha dokumentet ia ka dorëzuar Kurtit me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës.

“Të gjitha dokumentet e dialogut në qeverinë paraprake i janë dorëzuar kryeministrit aktual me rastin e dorëzimit-pranimit të detyrës. Një folder i protokolluar formalisht përmban në veçanti këto dokumente: – Pozicioni i Republikës së Kosovës në dialog me Serbinë,- Raport i detajuar (29 faqe) mbi kronologjinë e të gjitha zhvillimeve lidhur me dialogun (samitet, takimet në Bruksel të nivelit të lartë, takimet e koordinatorëve për dialog, vizitat në Prishtinë të ndërmjetësit për dialog, komunikimi me opozitën, koordinimi me Washingtonin, vizitat në vendet e Quintit për konsultim lidhur me dialogun, takimet me ambasadorët e Quintit dhe të vendeve të BE-së në Prishtinë lidhur me dialogun, përgatitjet e bëra etj.)- Të gjitha dokumentet e dakorduara në Bruksel në disa runde të dialogut.

– Dokumentin voluminoz përgatitor për dialog lidhur me obligimet financiare të Serbisë ndaj Kosovës.- Vendimi i Qeverisë për Këshillin e Ekspertëve për dialog, – Marrëveshjet me Qeverinë Norvegjeze dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetje për Këshillin e Ekspertëve për dialog”, ka shkruar Hoti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles