8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kush e lexoi i pari letrën e Thaçit drejtuar Ramës?

Të gjitha letrat që dalin nga Qendra e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë, përveç letrave të klasifikuara si konfidenciale, “hapen, inspektohen dhe lexohen” nga shefi i paraburgimit, ka thënë të mërkurën Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara.

Letra e fundit publike që doli nga Qendra e Paraburgimit në Hagë, ishte një korrespodencë ndërmjet Hashim Thaçit, ish-udhëheqësit politik të UÇK-së dhe Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë.

Të martën në mbrëmje, i pari i qeverisë shqiptare publikoi një letër urimi që pranoi nga miku i tij me rastin e fitores së Partisë Socialiste në zgjedhje. Kjo ishte letra e parë publike e dal nga Qendra e Paraburgimit në Hagë, ku po mbahen tetë ish-pjesëtarë të UÇK-së. Dhe mund të mos jetë e fundit.

Nga Gjykata e Hagës thonë se të paraburgosurit kanë të drejtë të komunikojnë përmes letrave të shkruara.

“Të paraburgosurit mund të dërgojnë dhe marrin letra”, ka thënë shefja e sektorit të Informacionit dhe Komunikimit Publik të Gjykatës Speciale, Angela Griep për Insajderin. “Ata i mbulojnë vetë shpenzimet e shërbimeve të postës në objektin e paraburgimit, por nëse nuk kanë mundësi që t’i mbulojnë vetë ata mund të parashtrojnë një kërkesë me shkrim për mbulimin e tyre nga Dhomat e Specializuara”.

Por, secila korrespodencë e letrave që hyjnë dhe dalin nga Haga – përveç atyre të klasifikuara si ‘konfidenciale’ – inspektohen prej zyrtarëve të Qendrës së Paraburgimit.

Bazuar në rregulloret e brendshme të gjykatës, këtë përgjegjësi e mban shefi i Qendrës së Paraburgimit.

“Shefi i paraburgimit hap, inspekton dhe lexon letrat e marra dhe të dërguara prej të paraburgosurve”, ka thënë Griep të martën.

Rregullorja e Brendshme e Objektit të Paraburgimit në Hagë parasheh se “nuk hapen e as nuk lexohen letrat e mbrojtura prej konfidencialitetit të komunikimeve, përkatësisht letërkëmbimi i të paraburgosurve me mbrojtësit e tyre ose me autoritete specifike, si KNKK-ja, Avokati i Popullit, Administratori ose një anëtar i personelit që vepron në emër të Administratorit, një gjykatës apo panel i Dhomave të Specializuara ose anëtar i personelit që vepron në emër të tyre, apo cilido autoritet gjyqësor tjetër i njohur nga Administratori”.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që nga nëntori i vitit të kaluar po qëndron në paraburgim në Hagë. Ai, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës më 5 nëntor 2020, në ditën kur iu konfirmua aktakuza për krime lufte nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles