3.8 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Kuptimi i termit “non-paper” në fushën e diplomacisë, kur dhe pse përdoret?

“Non-paper” i publikuar autenticiteti i të cilit nuk dihet, dhe ku flitet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, nxiti reagime të shumta.

Por, çka nënkupton termi “non-paper” në fushën e diplomacisë?

Ky term përdoret për t’iu referuar një letre e cila nuk është zyrtare dhe nuk mban një vulë të një qeverie.

Më konkretisht, në gjuhën diplomatike, një “non-paper” përdoret kur një qeveri i përcjell një çështje qeverisë/qeverive ose akterëve të tjerë të një shteti ndërsa nuk mbanë asgjë të regjistruar, shkruan Telegrafi.

Një “non-paper” në thelb është një mjet me të cilin, në punët ndërkombëtare, konsiderohet subjekt pa e trajtuar procesin si biznes zyrtar.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme ka pasur reagime të shumta rreth një “non-paper” të publikuar në media, ku thuhej se ishte hartuar nga Gjermania dhe Franca, si iniciativë për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, dhe përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje përfundimtare.

Një gjë e tillë u mohua nga zyrtarët e Gjermanisë, Francës dhe Bashkimit Evropian.

Kuptimi i termit “non-paper”

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles