4 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Kapen Zemaj e Doarsa Kica, Krasniqi: Le t’i sheh populli çfarë sjellje po bëjnë

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës në mes të deputetes së VV-së Daorsa Kica-Xhelili dhe deputetit të LDK-së, Armend Zemaj.

Ishte deputetja e VV-së ajo e cili nxiti reagimin e ish-ministrave të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe të Uran Ismaili.

Ajo në një fjalim në Kuvendin e Kosovës, kritikoi dinamikën e nënshkrimit të kontratave për sigurimin e vaksinave.

“Nënshkrimi i marrëveshjes në fakt dihet me automatizëm që ato vijnë pas një jave. Nuk nënkuptohet domosdoshmërish që vaksinat vijnë me një nënshkrim. Plani dinamik mundet me qenë pas dy jave, mundet me qenë pas një muaji. Unë këtë sen po e them. Nëse ju jeni në gjendje me e publiku një dokumentacion nga Pfizer-i që prapë po e rrezikon komplet procesin dhe thoni se kanë pasur të vijnë me 5 maj, se edhe ti në fund të marsit e ke thanë që është e pamundur me ardh në fund të prillit. Tash e lexoj”, ka thënë Daorsa Kica-Xhelili.

Në ndërkohë përgjatë kohës sa ishte duke folur deputetja e VV-së, ishte ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ai i cili i shkoi tek vendi asaj dhe insistonte që e njëjta ta lexonte atë marrëveshje.

E ndaj kësaj situate ka reaguar deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi.

“A po i ulni në vend këta kryetar. Është mirë me u sjell ma serioz, e sidomos këta deputetë e rinj. Mirë është me i pa edhe qytetarët se çfarë sjellje janë duke bërë mos tum qesin vetëm mua”, ka thënë Krasniqi.

Në ndërkohë edhe deputeti Uran Ismaili dëgjohet duke thënë “sigurimi”, teksa kamera e Kuvendit nuk i fokuson Armend Zemajn dhe Xhelilin se çfarë po ndodhte mes tyre.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles