8.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Një person pa shenja jete është gjetur sot në Prishtinë te barakat e stacionit të autobusëve.

Policia e Kosovës ka thënë për Telegrafin se viktima është 35 vjeçar, ndërkaq rasti është raportuar rreth orës 11:30.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rastin.

“Rreth orës 11:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në lagjen Kalabria në Prishtinë.  Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes.  Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima K.G. mashkull 35 vjeç, është pa shenja jete.  Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast”, konfirmoi Policia e Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles