16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Sot debatohet në kuvend për menaxhimin me COVID-19 dhe sigurimin e vaksinave

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën plenare, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

Deputetët gjatë kësaj seance po ashtu mbajnë edhe debatin parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së shtatë deputetëve.

Seanca do të nis në orën 10:00.

Rendi i plotë i ditës në seancën e sotme:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të
Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091, dhe

6. Debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles