13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ish-ministri kosovar tregon pak se për kë votoi në Shqipëri: Kurti s’është dashur ta bëjë

Ish-ministri i Tregtisë në Qeverinë e Kosovës, Bajram Hasani, ka thënë se ka votuar për ndryshim, ndërsa ka marrë pjesë në zgjedhjet paralamentare të Shqipërisë së bashku me gruan e tij.

Ai tha se ndryshimi duhet të ndodhë në Shqipëri, teksa shton se qeverisja e Edi Ramës nuk duhet të zgjasë më.

“Ne kemi ardhur. Kemi dashur ta shfrytëzojmë të drejtën. Është hera e parë që vij me bashkëshorten për të votuar. Mendojmë që jemi në frymën e ndryshimit, e kemi hedhur votën për ndryshim. Besoj që nganjëherë ndodh ndoshta dhe ndryshimi është për mirë. Mendojmë që kjo qeverisje ka qenë 8 vjet. Nuk ka çfarë t’i jepet më shumë. Duhet t’i jepet mundësi edhe palëve të tjera”, tha Hasani për Kanal10.

Ai e ka komentuar edhe pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si votues në këto zgjedhje, duke thënë se qytetarët e Kosovës nuk e kanë votuar për ta bërë këtë.

“Kryeministrit të Kosovës nuk i takon. Në petkun e kryeministrit nuk bën. Qytetarët e Kosovës e kanë votuar për ta qeverisur Kosovën”, tha Hasani.

“Nuk duhet t’i krahasojmë qytetarët që nuk kanë asnjë obligim me kryeministrin”, shtoi ai.

Hasani parashikoi se një fitore tjetër e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në Shqipëri do t’i ngrinte raportet Kosovë-Shqipëri për 4 vjet.

“Nëse fiton sot Z. Edi Rama, unë mendoj që edhe për 4 vjet do të jenë raportet e ngrira”, pohoi ai.

Paraprakisht, Hasani ka treguar për Express se si i ka shpëtuar mrekullisht një goditjeje të mundshme nga vetura që hyri me shpejtësi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Nga kryeqyteti shqiptar ai tha se ishte shumë afër veturës e cila u ndalua nga qytetarët për të mos shkaktuar ndonjë tragjedi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles