6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosnett e zyrtarja e Pentagonit diskutojnë me ministrin Mehaj për fazën e shndërrimit të FSK’së në ushtri

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka njoftuar për një takim virtual të mbajtur ndërmjet zyrtares së Pentagonit, Laura Cooper, Ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj dhe komandantit të FSK’së, Rrahman Rama.

Kosnett takimin e ka njoftuar nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, teksa ka thënë se është diskutuar lidhur me transformimin e FSK’së në ushtri.

“Diskutime të hollësishme me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper,
Ministri Mehaj, & Gjenerallejtënant i FSK-së Rama për angazhimin tonë të përbashkët për koordinimin SHBA-Kosovë në lidhje me planin 10-vjeçar, i cili është kyç për transformimin e FSK’së në një forcë mbrojtëse të ndërveprueshme me SHBA dhe NATO-n”, thuhet në njoftim.

FSK në janar ka shënuar vitin e dytë të fazës së tranzicionit të shndërrimit të këtij institucioni në ushtri.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles