6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Do të kërkojmë nga Qeveria t’i kthejë shtesat financiare për pensionistët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar kryetarët e pensionisteve dhe pensionistëve të Kosovës, Mybera Vërbovci Kasumi dhe Shaban Kajtazi, me të cilët ka biseduar lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë Kurti për të zvogëluar ndihmën financiare për pensionistët.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj thotë se shqetësimet e kësaj kategorie janë më se të drejta dhe se solidarizohet me pensionistët për padrejtësinë që iu është bërë.

“Shqetësimet e pensionistëve, prindërve e gjyshërve tanë, janë më se të drejta dhe duhet të gjejnë mbështetjen e secilit. Si kategoria më e rrezikuar gjatë pandemisë, ne do të kërkojmë nga Qeveria edhe në Kuvend që të kthejë ndihmat dhe të shtojë mbështetjen financiare për ta”, shkruan Hoxhaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles