9.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj thotë se do ta refuzonte ftesën e Kurtit në dialog: S’kam çka lypi në Bruksel

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se do ta refuzonte pjesëmarrjen në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, nëse për një gjë të tillë do ta ftonte Albin Kurti.

”Absolut jo. Nuk kam çka lypi në Bruksel. Për çka?”, tha ai.

”Unë nuk po e shoh unitetin e tyre për pozitën në këtë proces. Për pa e ditë për çka qëndron, parimet, pa i pa qëllimet, pa e parë angazhimin e mirëfilltë ndërkombëtar nuk mund të flas për situata hipotetike, dhe dialogun teknik nuk e kemi mbështetë, dhe nuk e mbështesim”.

Megjithatë ai nuk do të refuzonte një takim paraprak me kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar rreth këtij procesi final të negociatave mes Kosovës e Serbisë.

”Shihemi, takohemi”, deklaroi ai.

”Mund të ketë modele të ndryshme, formate të ndryshme, por PDK që ka pasur rol në këto vitet e fundit, nuk mund të dalim jashtë. Në një proces final, ngjarje që zgjat një javë, dy javë, ku flitet për njohje të ndërsjellët mes Kosovës e Serbisë, ne marrim pjesë. Nuk dua ta paragjykoj marrëveshjen. Të jemi të qartë, dialogu teknik mes Kosovës e Serbisë, ka përfundu”.

”Kemi pasur kritikën e njëjtë në raport edhe me zotin Hoti. Zotri Kurti po ashtu e din informatën e njëjtë. Por nëse dialogu është për fazë finale të njohjes së ndërsjellët, nuk po them se marrim pjesë në ceremoninë në kuptimin e pranisë aty dhe të nënshkrimit, por jemi aty se e shohim si temë të rëndësishme për ta përmbyllur shtet-ndërtimin”.

”Nuk marrim pjesë në këtë dialogun teknik. Kjo është çështje e qeverisë, s’është çështje e opozitës”.

”Nëse qeveria aktuale ofron qartësi, nëse partnerët tanë perëndimor amerikanë dhe evropianë, e shohin si jetike për Kosovën që të ndodhë një kthesë në vitin 2021 apo 2022, të një marrëveshje me njohje të ndërsjellë PDK është pjesë e procesit”.

”Nuk shkojmë në procese të cilin e udhëheq Bisnik Bislimi, sikurse që e ka udhëheq Skender Hyseni. Ia kam bërë të qartë edhe atij, por edhe Miroslav Lajçak”, tha ai në Klan Kosova.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles