8.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Komiteti Ekzekutiv i UEFA mban mbledhje urgjente, ky vendim pritet të merret

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s sot do të zhvillojë një mbledhje urgjente për të diskutuar rreth hapave të mëtutjeshëm, pas krijimit të Superligës Evropiane nga 12 klube, raporton Insporti.com.

Mbledhja do të mbahet në Gjenevë të Zvicrës në “Montreux”. Në këtë mbledhje pritet të merret vendimi për përjashtimin e 12 klubeve nga Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe nga kampionatet e tyre elitare, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, i cili në rrjetin e tij social Twitter ka raportuar për këtë mbledhje.

Klubet të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Superligën Evropiane dëshirojnë që të vazhdojnë garat në kampionatet e tyre.

Krijimin e Superligës Evropiane e kanë kundërshtuar FIFA, Premier League, LA Liga dhe Serie A, duke mbajtur të njëjtën pozicion rreth kësaj lige.

Klubet nga Bundesliga dhe League One kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë ligë.

Të dielën mbrëma futbolli evropian ka ndryshuar përgjithmonë. Me iniciativën për krijimin e Superligës Evropiane nga 12 klubet më të fuqishme evropiane, garat evropiane të organizuara nga UEFA ka marrë një goditje të fortë.

Mbrëmë është publikuar edhe dokumenti zyrtar i cili shpjegon formatin e Superligës dhe 12 klubet pjesëmarrëse.

Këtë Superligë Evropiane e ka kundërshtuar edhe kryeministri i Anglisë, Boris Jonhson.

Pas konfirmimit të krijimit së Superligës Evropiane, janë vendosur edhe drejtuesit e kësaj lige.

President do të jetë Florentino Perez (Real Madrid), ndërsa nën president do të jenë Andrea Agnelli (Juventus) dhe Joel Glazer (Manchester United).

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles