16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Rasti “Ciprra”: Reagon Spitali “Fati Im”: Nuk e kemi kryer abortin e 17 vjeçares

Të premtën në një aksion të Policisë së Kosovës, në Podujevë, u arrestua i shumë kërkuari, Besim Hajdari “Ciprra”.

Gjatë arrestimit, “Ciprra” u kap në dhomë me një vajzë të mitur të moshës 17 vjeçare. Ajo në deklaratën që kishte bërë në Polici kishte thënë se “Ciprra” po e mbante me dhunë dhe se e kishte detyruar të abortonte.

Në media u raportua që 17 vjeçarja abortin e kreu në spitalin “Fati Im”. Por nuk po del të jetë ashtu.

“Fati Im” ka mohuar se ka kryer abortin e 17 vjeçares.

Më poshtë keni reagimin e plotë të spitalit.

Reagim:

Spitali “FATI IM” ka pranuar me shqetësim dezinformatën e publikuar në disa media ku thuhet se një 17 vjeçare me inicialet A.T dyshohet se ka kryer abort në spitalin “Fati Im”.

Spitali “Fati Im” punon duke u bazuar në ligjet që janë në fuqi, rrjedhimisht ne baze te Ligjit per nderprerje te shtazanise NR. 03/L-110.

Prandaj, asnjëherë në spitalin tonë nuk kryhen nderprerje te shtatzenise që bien ndesh me ligjin.

Kjo e pavërtetë nuk qëndron sipas shënimeve zyrtare të Spitalit “Fati Im” meqenëse asnjë person nën moshën 18 vjeçare nuk ka kryer nderprerje te shtazanise në këtë spital.

Spitali “Fati Im” fillimisht i është drejtuar portalit që e ka publikuar këtë informatë të gabuar.

Pas kontaktit me portalin, i njejti ka reflektuar profesionalisht dhe e ka larguar etiketimin e spitalit “Fati Im” nga artikulli i tyre.

Për korrektësi dhe për ti shërbyer të vërtetës ne i ftojmë organet e hetuesisë që të hetojnë rastin dhe njëherit i njoftojmë të gjitha mediat që në çdo kohë jemi të hapur për çdo informatë qe shpije tek infirmimi i drejtë i opinionit publik.

Spitali “Fati Im” siguron gjithë pacientët dhe bashkepunëtorët e tij se në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk kryen procedura të mjekimit që bien ndesh me ligjin.

Spitali “Fati Im” tash e 30’vite mbetet i perkushtuar që të gjithë pacientëve tu ofrojë shërbime korrekte dhe sipas standardeve më të larta profesionale.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles