13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Shpend Ahmeti gjobitet për shkelje të masave antiCovid

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është gjobitur me 35 euro bashkë me të ftuarit e tij, për festën e ditëlindjes së tij, transmeton Veriu.info.

Ai ka thënë se ende pa filluar ndeja në një hapësirë private, kanë arritur tri vetura të policisë dhe dy të AUV-it.

Reagimi i tij i plotë:

Mbrëmë kam festuar ditelindjen me familje në një hapësirë private – jo biznis – ku kemi qenë rreth 15 persona prej të cilëve gjysma familjarë (në mes tyre bashkëshortja dhe fëmijët). Ende pa filluar dhe rreth orës 20 (dy orë para orës policore) kanë ardh tre kerre të policisë dhe 2 të Avuk të cilët më kanë thënë se dikush ka lajmëruar dasëm…🤷🏻‍♂️

U çudita se si pa nisur ende një mbledhi familjare në hapësirë private, dikush paska lajmëruar “dasëm”.

Unë kërkova që të gjobitemi sipas ligjit. Unë dhe mysafirët u dënuam me gjoba për mosmbajtje të distancës dhe maskave. Nga 35 euro.

Në këso rrethanash dhe pa hyrë në konspiracione, me sinqeritetin më të madh e falënderoj Policinë e Kosovës dhe AVUK për sjellje profesionale gjatë vizitës.

Mua mbledhia private më kushtoi më shtrenjtë, por rregullat vlejnë edhe për kryetarin pa marr parasysh se a pajtohem me masat apo jo.

P.s. Kjo ishte mënyrë e mirë me tregu se sot kam ditëlindjen.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles