10.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mbërrijnë në Shqipëri mbi 40 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca”

Kanë mbërritur pasditen e kësaj të shtune në Shqipëri 40,800 doza të tjera vaksinash “AstraZeneca” përmes instrumentit “Covax”.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëron po ashtu se gjatë ditëve të ardhshme priten të vijnë mbi 250 mijë doza të tjera.

“Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për ta rritur më tej ritmin e lartë të vaksinimit dhe për të përqafuar jetën, diellin e detin, në sezonin e ri turistik”, shkruan Rama në “Facebook”.

Të pranishëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” për të pritur vaksinat ishin dy ministrat e qeverisë Rama, Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj.

Ata theksuan se objektivi është që brenda muajit maj numri i të vaksinuarve në Shqipëri të ketë shkuar në 500 mijë persona.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë tre persona, ndërsa 149 të tjerë janë konfirmuar pozitivë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles