Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), sot ka anuluar tenderin me vlerë 44 milionë euro, për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024, si dhe privatizimin e shërbimit të Patentë Shoferëve.
Për këtë ka folur ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se të dyja këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
“Kemi marrë dy vendime të rëndësishme të cilat u prezantuan sot nga zëvendës ministri z. Durimishi: Anuluam tenderin 44 milionësh për mirëmbajtjen e rrugëve. Anuluam privatizimin e shërbimit të Patentë Shoferëve. Të dyja këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Po ashtu, së shpejti do ta riaktivizojmë E-testimin për ta rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patentë shoferë, duke shmangur kështu keqpërdorimin”, ka shkruar Aliu.