3.8 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Dr. Ramush Bejiqi: Unë jam i licencuar në ish-Jugosllavi, s’më hyn në punë i Kosovës

Pediatri i njohur Dr. Ramush Bejiqi ka deklaruar se është licencuar për sub-specializimin e kardiologjisë gjatë studimeve në ish-Jugosllavi, dhe se nuk i duhet licencimi i shtetit të Kosovës.

Dr Ramush Bejiqi e pranon edhe vet në një telefonat që pati me gazetarët e Fiksit që nuk e disponon diplomën e Sub kardiologut dhe pas një debati me gazetarët ai pranon që është edhe i pa licencuar.

Ai pohon se nuk merr dot një kopje të diplomës, sepse nëse e kërkon duhet të japë një provim. Provim që nuk ka pse ta japë nëse e ka dhënë njëherë. “Unë jam i licencuar në ish Jugosllavi, s’po më hyn hiç në punë që s’jam i licencuar në Kosovë”, ka deklaruar Dr. Bejiqi.

“Atëherë më kanë dhënë vetëm një vërtetim për subspecializimin. Në atë kohë nuk kanë lëshuar certifikata. Në kohën time nuk kanë dhënë certifikata për subspecializime. Por unë e kam vendimin e drejtorisë së ish-QKUK-së në kohën e Serbisë, me të cilin kam punuar, kam marr pushimin dhe benificione tjera”, ka deklaruar Bejiqi.

Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë zyrtare edhe institucionit që ka punësuar mjekun QKUK, por edhe pse kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë ende emisioni nuk ka marrë një përgjigje.

Gjithashtu Fiksi një kërkesë për informacion ia nisi edhe Universitetit të Beogradit, por që ende nuk ka marrë përgjigigje në lidhje me diplomimin e Dr. Bejiqit.

Edhe pse mjeku këmbëngul se nuk i intereson licencimi si Sub kardiolog, Oda e Mjekëve Kosovë, u shpreh qartë duke cituar ligjin dhe është ky i fundit që e detyron Dr Bejiqin të ushtroj veprimtarinë e tij vetëm sipas thirrjes në licencën e tij të punës, pra si Specialist i Pediatrisë. /Gazeta Shneta/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles