3.5 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Kurti rikthen komunikimin me UNMIK-un të cilin e kishte shkëputur Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rikthyer komunikmin me UNIMIK-un, ndonëse dy vite më parë qeveria e Kosovës e udhëhequr atë kohë nga ish kryeministri Ramush Haradinaj kishte shkëputur cdo komunikim me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-un, shkruan Insajderi.

“Në parim, shkëputja e komunikimit me UNMIK-un ka ndodhur “më 17 shkurt 2008, kur Kosova është shpallur shtet sovran dhe i pavarur, si dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, duke u bërë entitet juridiko-politik i pranuar ndërkombëtarisht”.Por, sipas tij, qeveria e Haradinajt tashmë edhe praktikisht ka shkëputur komunikimin me UNMIK-un”, thuhej në deklaratën e qeverisë Haradinaj atë kohë.

Kështu shteti i Kosovës nga viti 2019 nuk e njihte më Misionin e Kombeve të Bashkuara-UNMIK, si strukturë përfaqësuese në Kosovë, por Kurti u kujdes që ta kthej atë duke e pritur në takim zyrtarë.

Se UNMIK-u duhej të shkëputej nga Kosova kishte deklaruar edhe përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Nikki Haley.

Në vitin 2018, Haley kishte kërkuar nga Këshilli i Sigurisë i OKB-së që të ndërpres misionin e UNMIK-ut, në Kosovë.

Më 10 shkurt të vitit 2007, ishte vetë Kurti që i kishte prirë protestës më të përgjakshme ndaj UNMIK-ut rrugëve të Prishtinës.

Nga këto protesta mbetën të vrarë dy aktivistë të partisë të cilët e udhëheqë Kurti, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Në emër të kundërshtimit të pakos së Ahtisaarit, në emër të kundërshtimit të negociatave me Serbinë, në emër të lirisë e demokracisë, në emër të UNMIK-ut jashtë, në këtë demonstratë mbetën të plagosur edhe mbi 80 qytetarë të tjerë.

Por, pas 14 vitesh Kurti vendos ta lëshoj ‘bajrakun’ ndaj armikut të tij më të madhë, duke pritur në takim në zyrën e tij të kryeministrit shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin. Takimi i Kurtit me Tanin ishte thjeshtë për urime.

Nga ky takim Kurti nuk nxori “zërin e ashpër” të protestave për t’i kërkuar drejtësi shefit te UNMIK-ut për vrasjen e dy aktivistëve të tij.

Pasi në zgjedhet e 6 tetorit të vitit të kaluar ishte vetë Kurti që kishte deklaruar se policia e asaj kohe ishte fajtore për humbjen e dy jetëve të aktivistëve.

“UNMIKU duhet të marr masa dhe të kthej përgjigje për Opinionin e Panelit Këshillues për të Drejtat e Njeriut të UNMIKUT meqenëse, ky panel nxori vendimin se policia ka pasë faj sa i përket vrasjes së demonstruesve paqësor”, kishte deklaruar Kurti nga homazhet tek varret e aktivistëve./GazetaInsajderi./

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles