Liri Loshi, në një shkrim në Facebook, ka reaguar ashpër për punësimet e disa familjarëve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nëpër ministri.
Madje, ai u thotë zyrtarëve të VV-së: puna mbarë pa mua!
Reagimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Rahatoni ju familjarët e juaj qaty në qeveri e ne po i mbajmë sytë mbyllur. Kur të kryhet loja, tregoni! Mirë e keni nisë boll. Dy gjera që jemi zotu me i luftu kanë qenë korrupsioni dhe nepotizmi. Ju e keni nisë prej kësaj të dytës, veçse jo me e luftu, por me e trashë.
Babai im thoshte: puna mbarë pa mua!