Dy kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nëntogerja Iliriana Bunjaku dhe nëntoger Ardit Deliu, sot do të diplomohen në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sundhurst” të Mbretërisë së Bashkuar.
Nëntogerja Bunjaku do të marrë çmimin e parë në këtë ceremoni “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare.
Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Britanisë përmes një postimi në Facebook.
“Ajo triumfoi përballë një konkurrence shumë të fortë për të fituar çmimin, e cila reflekton performancën e saj të jashtëzakonshme, duke demonstruar qëndrueshmëri fizike, guxim dhe aftësi të vërteta drejtuese gjatë gjithë kursit. Urime për një arritje të jashtëzakonshme, Iliriana!”, shkruan në urimin e Ambasadës britanike.
Çmimi do të dorëzohet nga Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Gjenerali Sir Nicholas Carter.
“Ky është një moment jashtëzakonisht krenar për ne dhe demonstron profesionalizmin dhe aftësinë e FSK-së”, vijon ambasada.
Deri më sot Mbretëria e Bashkua ka trajnuar 23 pjesëtarë të FSK-së në Akademinë prestigjioze Sandhurst.