7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Murati: Bizneset do t’i mbështesim financiarisht – masat mos ta shihen si diçka kufizuese, por përgatitje për verën

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar sot se Kosova po kalon në një situatë emergjente me pandeminë COVID-19, ku do të ketë përkrahje financiare për sektorët të cilët preken nga masat e reja anti-Covid.

Murati deklaroi se plani është që bizneset e prekura të mbështeten në pagesën e qirasë dhe në pagat e punëtorëve.

“Bizneset i kemi siguruar se mbështetja nuk do të mungojë. Deri në dizajnimi i masave konkrete të cilat do t’i publikojmë gjatë ditëve në vijim. Por ideja kryesore është që të mbështeten qiratë, pra shpenzimet fikse si dhe pagat e punëtorëve. Synimi ynë do të jetë të ruhet shëndeti ekonomik, por pikë së pari të ruhen edhe vendet e punës, sepse ato vende të punës pra sigurojnë familje të tëra”, ka deklaruar Murati.

Murati në një konferencë për media ka deklaruar se momentalisht nuk do të ketë pako të rimëkëmbjes, por ndihmë financiare për bizneset që janë prekur nga masat të cilat kanë hyrë në fuqi që nga e mërkura e kësaj jave.

“Nuk po flasim për një pako të rimëkëmbjes meqenëse jemi në një situatë emergjente dhe ideja është të marrim kundërveprime për ato sektorë që ndikohen nga masat. Pra për çdo veprim që merret në aspektin shëndetësor, të merret edhe një kundërveprim në aspektin financiar, ashtu që të ruhet shëndeti i ekonomisë. Sa i përket pakos së rimëkëmbjes, ajo do të vije dhe do të ketë përfshirje shumë më të gjerë, pra duhet të shikohet edhe më afatgjatë”, deklaroi Murati.

Ai tha se masat e tanishme nuk duhet të shihen si kufizuese, por si parapërgatitje për verën që vjen.

“Masat e tanishme le të mos i shohim si diçka kufizuese, por si një përgatitje për verën që na pret, kur e kemi edhe diasporën këtu e potencialisht të shfrytëzojmë tërë kapacitetin ekonomik dhe tërë kapitalin që mund ta mobilizojmë që të kemi një rimëkëmbje sa më të shpejtë.

Murati tha se do të ketë një pako të rimëkëmbjes ekonomike, por pasi të kalohet situata emergjente në të cilën ndodhet vendi tani.

“Për rimëkëmbjen ekonomike do të jetë tek pasi ta kemi kaluar fazën emergjente, tani më jemi në një fazë emergjente, ku rastet i keni parë edhe vetë, edhe kemi ndërhyrje specifike në sektorë specifikë, pra nuk bëhet fjalë për një pako gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles