Me rastin e festës së Pashkëve, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka uruar beimtarët katolik, me dëshirën për një besim dhe bashkim në mes njerëzve, për të kapërcyer të gjitha sfidat me të cilat përballemi, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Më poshtë mund mund të lexoni urimin e plotë të Abdixhikut:
“Të dashur qytetarë të besimit katolikë,
Kjo kremtë për të gjithë ju shënon ditën e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e besimit në vlerat më sublime njerëzore. Kjo festë shënon ditën e ringjalljes së shpresës, prandaj ua uroj të gjithëve festën e Pashkëve.
Këto Pashkë, na gjejnë të gjithëve duke u përballur me pandeminë. Shpresa për një ditë të mirë do të na mbaj gjallë gjithmonë. Le të jetë kjo ditë e ringjalljes së besimit që shpejt do të jemi bashkë në çdo kremtë duke ia shtrirë dorën njëri – tjetrit për ta uruar.
Gëzuar për shumë mot Pashkët!” /Veriu.info/