3.5 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Ymeri: PDK mund ta dërgojë në Kuvend një kandidat për president që do ta vinte në mëdyshje grupin e LVV-së

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se është evidente që LDK-ja ka frikë nga zgjedhjet prandaj ka vendosur t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit.

“Këtë frikë e ka me të drejtë. LDK po e lexon tash se si ndër faktorët kryesorë për rënien e saj është rrëzimi i Qeverisë”, tha ai në “Debat Plus”.

Ymeri thotë se nëse në ndonjë formë dështon zgjedhja e presidentit dhe shkohet në zgjedhje përgjegjësia do t’i takonte shumicës parlamentare.

“Nuk mund të ketë LDK përgjegjësi me 15 deputetë më shumë se LVV me 58 deputetë”.

Ymeri thotë se PDK e ka mundësinë që të propozojë një kundër kandidatë për Osmanin e që sipas tij do t’i shkaktonte probleme LVV-së.

“PDK ka mundur që bashkë me LDK-në ta dërgojnë një kandidatë konsensual për president që do ta vinte në mëdyshje grupin e Vetëvendosjes”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles