7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Emrat e zyrtarëve të pezulluar nga Ministria e Bujqësisë, dyshohet se morën ryshfet në kuadër të Agjencisë për Zhvillim

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka marrë vendim për pezullimin nga puna të pesë zyrtarëve në Ministrinë e Zhvillimit të Bujqësisë, nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

Gazeta Blic ka parë vendimin e Ministrisë së Bujqësisë nga ku merr vesh se personat e suspenduar janë: Luan Statovci, Drejtor i Drejtorisë për Pagesa Direkte; Sadat Shkodra, Zyrtar për pagesa në Drejtorinë për Pagesa Direkte; Adushe Ukshini, Inspektore në Drejtorinë e Kontrollit; Berat Nika, Zyrtar për pagesa direkte në Drejtorinë për Pagesa Direkte dhe Kastriote Bajrami-Sejdiu, Zyrtare e Arkivës.

Këta zyrtarë janë të pezulluar nga puna për shkak të dyshimit për marrje të  ryshfetit.

Sipas vendimit për pezullim nga puna të cilin e ka parë Gazeta Blic, këta zyrtarë do të marrin 50% të pagës për sa kohë u zjgatë pezullimi nga puna deri në një vendim tjetër.

Vendim i cili ka hyrë në fuqi nga data 30 mars 2021 dhe qëndron në fuqi deri në momentin që merr vendim Komisioni Diciplinor.

Burime të Gazetës Blic tregojnë se personat e pezulluar nga puna janë të dyshuar për marrje ryshfeti nga pozita e zyrtarëve civil në kuadër të Agjencisë të Zhvillimit të Bujqësisë (AZHB), që është në kuadër të ministrisë së Bujqësisë.

“Po, është e vërtetë që janë pezulluar nga puna pesë zyrtarë në AZhB, për shkak të marrjes dhe dhënie të ryshfetit”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.

Javë më parë, ishte ndërmarrë një aksion brenda Ministrisë së Bujqësisë, nga ana e Prokurorisë.

Aty ishin arrestuar shumë zyrtarë të ministrisë, nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Në anën tjetër, edhe gjatë ditës së djeshme, ka pasur aksione ndaj ish-drejtorëve të Telekomit, të dyshuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles