Artisti i mirënjohur shqiptar, Genc Prelvukaj, sot (e mërkurë) ka prezantuar projektin e ri muzikor.
Kënga mban titullin “Hajde ti kthejmë” dhe është pjesë e albumit të këngëtarit të quajtur “GENTIVS II”.
Projekti është shoqëruar me një video të veçantë, gjersa merr vëmendje të madhe edhe me interpretimin e bërë.
Tekstin e ka shkruar vet artisti, kurse producimi është bërë nga i njëjti në bashkëpunim me Lacore.
I tëri ndërkaq është realizuar në studion e tij “Black Fish Entertainment”.
Lansimi i projekteve të albumit ka filluar që nga nëntori, teksa ka paralajmëruar se çdo dhjetë ditë do të sjellë nga një.
Për më shumë, ndiqni të plotë këngën e re të Prelvukajt: