8.4 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Duda Balje: Sot jam kërcënuar tri herë – më kanë thënë kujdes për votimin e radhës në Kuvend

Deputetja boshnjake, Duda Balje ka deklaruar se gjatë pasdites së sotme ka marrë tri telefonata anonime nga të panjohur të cilët e kanë kërcënuar.

Përmes një reagimi publik, Balje ka thënë se është kërcënuar paturpësisht, ku i kanë thënë se duhet të ketë kujdes se si voton në Kuvendin e Kosovës.

“Dëshiroj të ju informoj që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime ( dy në gjuhën serbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcënuar paturpësisht dhe duke më pohuar ” kujdes për votimin e radhës në Kuvendin e Kosovës””, thuhet në reagim.

Ajo shton tutje se të gjithë personat që fshihen pas këtyre numrave të panjohur dhe e kërcënojnë do të dalin para drejtësisë.

“Unë e kuptoj që dikuj ja kam prish planet dhe ai ” dikushi” nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerzë të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojnë dokumente me qëllim të deskriditimit tim politik, me argumente do ti zhveshi ” lakuriq” para organeve të drejtësis të Kosovës. I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurr askush nuk do të mund ta ndryshoj. Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim”, shkruan Balje. /Telegrafi/

admin
adminhttps://prishtinapress.zoomsolution.business
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles