4.9 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Një zarf nga Vetëvendosje mbërrin në zyrat e LDK-së

Valë Gjonabalaj-Azemi, asistentja e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, ka dërguar sot një porosi në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo sot ka dërguar një letër në partinë që edhe pak ditë është nën drejtimin e Isa Mustafës.

Ndonëse nuk është konfirmuar përmbajtja e letrës, siç raporton mediumi T7, bëhet fjalë për një ftesë për Lidhjen Demokratike të Kosovës për t’u takuar rreth çështjes së presidentit.

Më 14 mars, të dielën, 335 delegatët e partisë do votojnë për të parin e LDK-së.

Deri më tani zyrtarisht janë shpallur katër kandidatura.

Lutfi Haziri, Anton Quni, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa i janë futur garës për të zënë karrigen e kryetarit të partisë.

Zgjedhjet në LDK erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryetarit të partisë pas rezultatit tejet të dobët në zgjedhjet e fundit parlamentare.

admin
adminhttps://prishtinapress.zoomsolution.business
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles