24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Pas Danimarkës, edhe dy shtete evropiane pezullojnë vaksinën që pritet të vijë në Kosovë

Norvegjia dhe Islanda janë bërë dy shtetet e fundit që e pezullojnë përdorimin e vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”, pasi këtë vendim e mori edhe Danimarka. Kjo masë vjen pas raportimeve se vaksina ka shkaktuar koagulim të gjakut dhe vdekjes së dyshimtë të një infermiereje në Austri.

“Ky është një vendim është paralajmërues”, tha Geir Bukholm, drejtor i departamentit për parandalim dhe kontroll në Institutin Norvegjez të Shëndetësisë Publike. “Ne presim informata për të parë nëse ka ndonjë lidhje mes vaksinimit dhe këtij rasti me koagulim të gjakut”, shtoi ai.

Edhe Italia ka thënë se do ta pezullojë përdorimin e grupit të dozave të AstraZeneca-s që janë përdorur në Austri. Austria e pezulloi përdorimin e kësaj vaksine pas vdekjes së një gruaje në të pesëdhjetat. Ajo vdiq nga koagulimi i gjakut që iu shfaq 10 ditë pas vaksinimit.

Pas vendimit të Norvegjisë dhe Islandës, ka shkuar në tetë numri i vendeve evropiane që e kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s. Përpos këtyre shteteve, të njëjtin vendim e kanë marrë edhe Austria, Luksemburgu, Danimarka, Estonia, Letonia dhe Lituania.

Rregullatori evropian i ilaçeve tha se sipas hulumtimeve preliminare, grupi i vaksinave në Austri ka pak gjasë të ketë pasur lidhje me vdekjen e një infermiereje 49-vjeçare, e cila e mori vaksinën e AstraZeneca-s, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Me këtë vaksinë, e cila do të prodhohet nga Instituti “Serum” në Indi, pritet të furnizohet edhe Kosova, por nuk dihet se kur saktësisht do të arrijnë dozat e para. Këto doza në Kosovë pritet të arrijnë si pjesë e programit COVAX.

admin
adminhttps://prishtinapress.zoomsolution.business
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles