19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Daka për kërkesën e AAK-së për rinumërim: Për këtë vendos KQZ-ja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar sot në mbledhjen e KQZ-së, rinumërim të plotë të votave.

Anëtari i AAK-së në KQZ, Ibrahim Selmanaj ka thënë se ka pasur parregullsi në procesin e numërimit dhe ka shtuar se hetuesia duhet të merret me secilin komisionar që kuptohet se ka bërë dallavere.

Ai ka kërkuar nga KQZ-ja që të bëhet rinumërim i plotë në mënyrë që të pastrohet si proces dhe secili të përgjigjet për keqpërdorimet.

Ndërkaq kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se sa i përket rinumërimit total, kjo vendoset nga KQZ-ja.

“Sa i përket rinumërimit total të propozuar nga Ibrahimi nuk mund të jap ndonjë mendim, ato janë çështje e KQZ-së dhe nëse merr përkrahje te KQZ-ja atëherë do të ndodhë”, tha Daka.

Ndryshe me këtë kërkesë të AAK-së nuk janë pajtuar nga LVV-ja të cilët e kanë thënë se në rast se kjo ndodh atëherë i bie që i tërë procesi zgjedhor ka qenë i kriminalizuar.

admin
adminhttps://prishtinapress.zoomsolution.business
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles