18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Gjashtë të vdekur nga coronavirusi dhe 529 raste pozitive për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.888 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 529 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (78, 62 vjeç), Drenas 1 rast (65 vjeç), Gjilan 1 rast (86 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (77 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 74.748 raste nga 341.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.674 raste të vdekjes (janë përfshirë testimet RT-PCR dhe rastet e raportuara me vonesë nga laboratori privat Avicena KS nga data 27.02 – 07.03.2021 [2.559 teste RT-PCR dhe 72 raste pozitive] dhe laboratori Olive nga data 05.03-07-03.2021 [873 teste RT-PCR dhe 68 raste pozitive]).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.091.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 191 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 33 raste, Gjakovë 32 raste, Gjilan 26 raste, Lipjan 21 raste, Obiliq 21 raste, Kamenicë 18 raste, Vushtrri 18 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Rahovec 13 raste, Istog 9 raste, Drenas 8 raste, Prizren 7 raste, Viti 7 raste, Deçan 6 raste, Junik 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Novobërdë 3 raste, Suharekë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Kllokot, Malishevë dhe Podujevë.

admin
adminhttps://prishtinapress.zoomsolution.business
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles