19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Ish-diplomati serb: Molly Montgomery e ringjall politikën e Madeleine Albright

Emërimi i Molly Montgomery si Zëvendës Ndihmëse e Sekretarit të ri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit është tregues që Joe Biden po formon një strukturë vërtikale të stafit që ishte besnike ndaj politikës së promovuar nga Madeleine Albright dhe Bill Clinton në vitet ’90 dhe duke e ringjallur atë.

Kështu mendon ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviq.

Milivojeviq e ka komentuar vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për ta emëruar një person që punoi në grupin “Albright Stonebridge”, një kompani globale këshilluese e kryesuar nga Madeleine Albright, ish-Sekretarja e Shtetit, në një nga pozitat më të rëndësishme të politikës së jashtme.

Molly Montgomery ringjall politikën e Madeleine Albright

“Në fakt, Montgomery tani është shefe e Palmerit, i cili po merret me ne tani për tani, që në të vërtetë do të thotë se ajo vendos edhe gjëra që lidhen me ne. Fakti që ajo vjen nga ekipi i Albright tregon vetëm se politikat e Madeleine Albright ndaj Ballkanit do të ringjallen në një farë mënyre”, deklaron Milivojeviq.

Fakti është, shton ai, se e gjithë struktura në Departamentin e Shtetit bazohet në strukturat nga vitet 1990, dhe veçanërisht nga periudha kur Biden ishte praktikisht bartësi i politikës së jashtme operative të Amerikës, si zëvendëspresident i SHBA-së.

“Biden mblodhi kuadro të kualifikuar të demokratëve të cilët janë në të njëjtën linjë që demokratët po promovojnë tani. Ato përfshijnë Molly Montgomery, e cila tregon se ndikimi i Madeleine Albright në politikën e personelit por edhe në zhvillimin e mëtejshëm të politikës së jashtme është akoma i pranishëm”, thotë Milivojeviq.

ZORAN MILIVOJEVIĆ: Pitanje Kosova vratiti u UN

Palmer nuk është në listën e Biden

Sipas tij, Palmer disi ra nga loja, megjithëse ishte në administratën e mëparshme, dhe padyshim që nuk i përket rrethit të ngushtë të njerëzve të besueshëm të Bidenit, por edhe strukturës ku Biden politikisht “u rrit”, e në të cilin ishin edhe Madeleine Albright dhe të tjerët.

“Nga ky pozicion, Montgomery do të jetë në krye të çështjeve në lidhje me Rusinë dhe më gjerë, dhe Palmer padyshim që nuk përshtatet në atë mozaik të politikës së jashtme të akredituar nga administrata e Biden për disa arsye”, deklaron Milivojeviq.

Madeleine Albright mbahet mend si një nga shtytëset më të mëdha të bombardimeve ndaj Serbisë dhe si mbështetëse e madhe e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Në dhjetor të vitit që shkoi, në Serbi kishte frikë nga përfshirja e mundshme e Albright në dialogun Kosovë-Serbi. Atje shpreheshin të shqetësuar për mundësinë që ish-Sekretarja e Shtetit të bëhej emisare e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Këtë mundësi e kishte paralajmëruar profesori i Universitetit John Hopkins në Washington, Daniel Serwer.

admin
adminhttps://prishtinapress.zoomsolution.business
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles