24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kush ndihmoi familjen Jashari për rezistencë ndaj forcave serbe në marsin e vitit 1998?

Sot shënohet 23-vjetori i sulmit të dytë të forcave të Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Marsi i vitit 98 ishte më shumë se sa dhembje për këtë krim, një pikënisje për një luftë. Një luftë që do të shpërfaqej si njëra nga më brutalet që kishte parë kontinenti i Evropës në fund të shekullit 20. Një luftë që do ta bënte edhe aleancën më të fuqishme ushtarake në botë që të ndërhynte për ta ndalur Millosheviçin.

Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin e UÇK-së Adem Jasharin.

Familja Jashari ishte rrethuar me 5 -7 mars nga forca të shumta policore serbe në Prekaz. Rifat Jashari në një dokumentar që ishte publikuar pas luftës kishte rrëfyer ditët e rezistencës e kullat e Jasharëve duke cekur edhe personat që kishin ardhur për t’iu ndihmuar në përballjen e forcat serbe.

“Unë kam qenë ulur kështu edhe erdhi Ademi  më tha qu more bonu gati unë i thash deri të vijinë ata edhe unë bona gati tha te trafa i kemi ka na qesin atëhere nuk kam pas kohë as mi gjet, kmisha më ka mbetur pa vesh,  s’kam pas kohë ta veshi veq i kam marrë armët dhe pistoletat, automatikun dy granta të dorës i kam pas, në anën e poshtme na kishin pas zënë ihsin kon tu u mundur me na hy brenda këndej dhe si jemi dal në anëne epërme e kemi dhez luftën. Veq hamza ishte, Ademi dhe unë në mëngjes në tre vëllezërit e kam ndi një ushtrim dhe thash sigurisht u vra ademi dhe ma ka lëshu një zë të lehtë rifat thash he mu pushka e shkaut nuk më merr edhe jemi përqafu aty jemi njgit edhe 100 metra ma nalt ka ardh sahiti dhe ka ardh Fadili janë ardh edhe 5 shokë të ademi që kanë qenë ën stërvitje bashkë dhe ja kemi krisë prej shpatit aty për aty kanë filluar njërezit me ardh kanë ardh prej Llaushës dajtë”, kishte rrëfyer Jashari.

admin
adminhttps://prishtinapress.zoomsolution.business
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles