17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Nga e hëna, avokatët bojkotojnë seancat gjyqësore

Të gjithë avokatët e Kosovës nga e hëna do t’i bojkotojnë seancat në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe në atë Speciale.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, ka thënë që arsye për këtë janë problemet që avokatët kanë në qasjen e objekteve të këtyre dy institucioneve.

“Që nga shtatori i vitit 2020, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nxjerrë disa vendime të cilat paraqesin pengesa për avokatët që të kenë qasje në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Duke pasë parasysh që avokatëve iu ndalen telefonat, ata janë të detyruar që të hyjnë nëpër skanerë, të presin me palë e të tjera”, tha Ejupi në Klan Kosova.

“Ne si Odë e Avokatëve të Kosovë, fillimisht kemi provuar që të komunikojmë me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, por i njëjti nuk ka gjetur kohë që t’i përgjigjet kërkesës. Ne jemi detyruar që çështjen ta trajtojmë me seriozitet dhe e kemi trajtuar edhe në Këshillin Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, ku kemi marrë një qëndrim që t’i drejtohemi KPK-së lidhur me eliminimin e pengesave për avokatët”, tha ai.

Ejupi ka thënë që nuk kanë marrë përgjigje konkrete për arsyen e problemeve që i kanë avokatët.

“Ne nuk kemi marrë ndonjë përgjigje konkrete lidhur me këto probleme dhe kemi qenë të interesuar që të ulemi dhe të diskutojmë për të gjitha këto. Pastaj kemi marrë vendim që të bojkotojmë qasjen në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Mirëpo lidhur edhe me këtë vendim nuk kanë reflektuar dhe kemi kuptuar që Prokuroria  i ka autorizuar policët që të kryejnë veprime hetimore. Meqë nuk kanë reflektuar, ne jemi detyruar që të zgjerojmë bojkotin edhe për Prokurorinë Speciale, duke pasë parasysh që edhe aty të gjithë avokatët hasin në këto probleme”.

“Nga e hëna, të gjithë avokatët e Kosovës do t’i bojkotojnë seancat në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe në atë Speciale. Bojkoti është zgjeruar dhe vendimi i Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, është në fuqi nga data 8 mars në ora 8:00”, tha Ejupi.

admin
adminhttps://prishtinapress.zoomsolution.business
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles