Agim Bahtiri tregon nëse do të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës

0
24

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, beson se do të rikandidojë për të parin e komunës. Thotë se ka ende punë dhe e dëshiron sërish pozitën e kryetarit në Mitrovicë.

“Sigurisht, duke ditur specifikat e Komunës së Mitrovicës, duke e ditur se mund të ndodh diçka jashtë konceptit tim që e kam zhvilluar qe gati 8 vite…mendoj se do të jem kandidat i mundshëm për kryetar të Mitrovicës”, tha Bahtiri në DPT te Fidani.

“Unë po mendoj që Po (do të rikandidojë) për arsye se sikur të kisha menduar ndryshe do të isha kandidat për deputet dhe do të votohesha shumë nga qytetarët”, theksoi ai.

“Në cilin do qytet dhe lagje ku shkoj qytetarët më përshëndesin dhe duan foto me mua. Unë kam ardhur për Mitrovicën dhe nuk kam pranuar diçka tjetër për të qenë në Mitrovicë deri të përfundojë misionin tim”, theksoi ai.

Bahtiri mendon se për postin e kryetarit të Mitrovicës nuk ka konkurrent, as brenda VV’së por as nga partitë e tjera.