7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak në Kosovë, kjo është agjenda e takimeve që do të zhvillojë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të nis vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak në Kosovë do të qëndroj për tri ditë duke filluar nga sot e deri më 3 mars.

Diplomati sllovak agjendën e takimeve do ta nis sot pasdite me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti. Ende nuk është bërë e ditur saktë ora e takimit në mes tij dhe Kurtit.

Pas Kurtit, Lajçak do të zhvilloj takime edhe me u.d e presidentes, Vjosa Osmani.

Takimi në mes Osmanit dhe Lajçakut do të zhvillohet nesër në orën 08:00. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Bekim Kupina këshilltar i Osmanit.

Lajçak do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

Zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku-Idrizi ka thënë për Telegrafin se po do të ketë takim, por për orën e takimit do të njoftoheni me kohë.

Lajçak po ashtu do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga AAK-ja, ku kanë theksuar se takimi do të mbahet nesër në orën 11:00.

Ndërkaq nuk dihet nëse Lajçak do të ketë takim me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Telegrafi ka provuar të marrë një konfirmim nga PDK po të njëjtit deri më tani nuk janë përgjigjur.

Miroslav Lajçak pas vizitës në Kosovë do të qëndroj për vizitë edhe në Serbi dhe Mal të Zi./Telegrafi/

admin
adminhttps://prishtinapress.zoomsolution.business
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles