9.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e Osmani së bashku flasin për situatën politike me raportuesen Viola von Cramon dhe deputetin gjerman Sarrazin

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka bërë të ditur se së bashku me u.d e presidentes Vjosa Osmani, mbrëmë kanë diskutuar me raportuesen për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe deputetin e Bundestagut gjerman.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjatë këtij takimi virtual është diskutuar për situatën politike në Kosovë.

“Mbrëmë diskutuam për një orë e gjysmë në Zoom mbi situatën politike në Kosovë, vizionin reformator socio-ekonomik e ligjor të qeverisë sonë të ardhshme pas zgjedhjeve, agjendën tonë për nxjerrjen e shtetit nga kriza e shumëfishtë, si dhe integrimin evropian e rolin e diasporës”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Bashkë me Presidenten në detyrë, Znj. Vjosa Osmani, Raportuesen për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Znj. Viola von Cramon dhe deputetin e të gjelbërve ne Bundestagun Gjerman, Z. Manuel Sarrazin, mbrëmë diskutuam për një orë e gjysmë në Zoom mbi situatën politike në Kosovë, vizionin reformator socio-ekonomik e ligjor të qeverisë sonë të ardhshme pas zgjedhjeve, agjendën tonë për nxjerrjen e shtetit nga kriza e shumëfishtë, si dhe integrimin evropian e rolin e diasporës. Aktivistët shqiptarë, Muhamet Idrizi në Hamburg, me prejardhje nga Mitrovica, dhe, Emiljo Jazxhi, në Berlin e me prejardhje nga Korça, organizuan dhe moderuan këtë debat. Me miq të këtillë shtohet shpresa e rriten mundësitë për vendin tonë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles