8.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Xhavit Haliti i PDK-së: S’e shoh të pamundshëm koalicionin me Vetëvendosjen, do të hymë fuqishëm për të dalë partia e parë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, është shprehur se PDK-ja në këto zgjedhje që do të mbahen në fillim të vitit 2021, siç ka thënë Haliti, do të hyjë për të dalë partia e parë.

Në një prononcim për GazetaBlic, Haliti folur edhe për mundësinë e një koalicioni me subjektet tjera politike, gjersa ka deklaruar se PDK-ja, sipas tij, s’i ka vënë vija të kuqe askujt.

“PDK do hyjë fuqishëm në fushatë, me bindje të plotë që do të dalim partia e parë. Besoj që qytetarët e Kosovës tanimë e kanë të qartë se kujt duhet t’ia besojnë qeverisjen e vendit. Partia Demokratike e Kosovës s’i ka vënë asnjëherë asnjë partie politike të Kosovës vija të kuqe as të zeza. Semafori ynë është në të gjelbër për të ndërtuar politika shtetërore, për zhvillimin ekonomik, politiken e jashtme e të brendshme, për avancimin e mbështetjen e arsimimit, kulturës e shkencës, ndërtimin e infrastrukturës moderne, angazhimin e gjithanshëm për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO”, thotë ai.

Më tej, Haliti ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç ka thënë ai, do jetë politikë me prioritet. Ka shtuar se nuk e sheh të pamundshëm edhe koalicionin me partinë e Albin Kurtit.

“Koalicionet pazgjedhure janë të mundshme, gjithnjë sipas marrëveshjes së mundshme, për marrjen e përgjegjësive, për një bashkëqeverisje të qëndrueshme dhe që mund të tetë mbështetje të fuqishme nga qytetarët. Me këtë kusht edhe me Vetëvendosjen, nëse ka pajtueshmëri të dyanshme, Unë nuk e shoh të pamundshëm koalicionin”, ka thënë Haliti.

Deri më tani, vetëm PDK-ja ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryeministër të Kosovës. Do të jetë ushtruesi i detyrës së kryetar të kësaj partie, Enver Hoxhaj, që ka marr besimin e plotë të kryesisë së PDK-së.

Ndërkohë, ditë më parë Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim për shpalljen e pavlefshme të votimit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Me këtë rast, edhe takimet konsultative me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, i ka përfunduar u.d. Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, për të biseduar rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Nga këto takime, datat 31 janar dhe 7 shkurt janë përmendur si mundësi e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles