7.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

8 të vdekur dhe 181 raste me coronavirus për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (80, 78 vjeç), Drenas 1 rast (67 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Istog 1 rast (62 vjeç), Mitrovicë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 50.801 raste nga 180.404 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.317 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 407 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.969 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.515.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 17 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Drenas 5 raste, Ferizaj 5 raste, Prizren 5 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Malishevë 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Lipjan dhe Shtime.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles