13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Shumica e njerëzve e ziejnë orizin në këtë mënyrë, mirëpo shkakton helmim

E zieni orizin në mënyrë klasike – e zieni në tenxhere derisa uji të avullojë?

Gjykuar sipas një hulumtimi të paradokoshëm, kjo metodë e zierjes mund të jetë e pamjaftueshme për eliminimin e arsenit nga orizi.

Pos toksinave industriale dhe pesticideve të cilat gjenden në tokë, arseni qëndron edhe në oriz, ndërkaq ky kimikat është i lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë edhe sëmundjen e zemrës, diabetin dhe kancerin si edhe problemet e tjera, shkruan Indipendent.

Megjithatë, mënyra më e sigurt e zierjes së orizit është që të qëndrojë i zhytur në ujë gjatë natës, pastaj të lahet derisa uji të bëhet i pastër.

Pra, ekziston prania e arsenit në oriz, ka treguar Andy Meharg, profesor i shkencave biologjike në Universitetin Queen në Belfast, i cili ka testuar tri mënyra të zierjes së orizit për Programin e BBC-së “Trust me, I’m a doctor”.

Në procedurën e parë, profesori Meharg më parë ka testuar mënyrën më të shpeshtë të zierjes së orizit.

Në një pjesë orizi ka vënë dy pjesë ujë, ndërkaq uji është “avulluar” gjatë zierjes dhe ka konstatuar që niveli i arsenit ka mbetur i njëjtë. Në mënyrë tjetër në një pjesë të orizit ka vënë pesë pjesë të njëjta uji.

Teprica e ujit pas zierjes ka nxjerrë jashtë, dhe ka rezultuar që niveli i arsenit të jetë përgjysmë më i vogël.

Metoda e tretë është përbërë në atë mënyrë që orizin e ka lënë në ujë gjatë gjithë natës – niveli i materieve helmuese është zvogëluar për 80 për qind.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles