3.3 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Buxheti për 2021, Gashi: Nesër votohet për stabilitetin financiar të vendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë Ligjin për Buxhetin e Kosovës për 2021, pasi që me këtë sipas tij do të votohet edhe për stabilitetin financiar të vendit në kohën kur pritet shpallja e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Nesër në ora 11:00 është në procedurë Ligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2021 dhe disa marrëveshje ndërkombëtare shumë me interes për vendin.

Gashi ka shkruar në Facebook se këto ligje tashmë nuk janë ligje për një qeveri apo për një koalicion qeverisës, por nesër votohet për stabilitetin financiar të vendit, andaj është përgjegjësi e secilit deputet dhe grup parlamentar që përtej interesit politik ditor, ta vendosë stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit.

“Muajt në vazhdim do të karakterizohen nga një krizë e thellë institucionale – kërkohet përgjegjësi dhe pjekuri politike nga ne! LDK është e gatshme t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë”, ka shkruar Gashi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles