9.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Schutz: Besoj që edhe Serbia e kupton se pavarësia e Kosovës nuk është më e kthyeshme, administrata e re në SHBA do t’i japë shtysë dialogut

Ambasadorja Susanne Schütz, e ngarkuar për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme Gjermane ka thënë se gjendja në politikën e brendshme në Kosovë e ka komplikuar më shumë dialogun Kosovë-Serbi.

Schutz ka thënë për Deutsche Wellen se duhet të jetë edhe në interes të Serbisë që të çojë përpara dialogun, për shkak të bisedimeve të veta për pranim në BE.

Ajo tha se beson që edhe Serbia e kupton se pavarësia e Kosovës nuk është më e kthyeshme, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara do të kenë pas 20 janarit një qeveri të re, e cila do t’u japë shtysë të re bisedimeve.

“Gjendja në politikën e brendshme në Kosovë e ka komplikuar më shumë dialogun. Dhe muajt e ardhshëm, zgjedhjet që do mbahen dhe krijimi i qeverisë pas tyre, nuk do t’i lehtësojnë bisedimet. Sidoqoftë, që nga vera janë zhvilluar disa takime në nivel politik dhe sidomos në niveli ekspertësh, në të cilat na është thënë se të dy palët janë angazhuar në mënyrë konstruktive.

Natyrisht që ka shumë diferenca që duhen kapërcyer. Vendimtare është që në fund të dialogut të kemi një marrëveshje që të rregullojë në mënyrë të qëndrueshme të gjitha çështjet e hapura dhe të jetë politikisht e qëndrueshme në të dy vendet. Kjo do t’i mundësojë Serbisë dhe Kosovës perspektivën e pranimit në BE dhe do kontribuojë në stabilitetin rajonal”, tha ajo.

Schutz më tej shprehet se “Duhet të jetë në interes të Serbisë që të çojë përpara dialogun, për shkak të bisedimeve të veta për pranim në BE. Ne e dimë që nuk është e thjeshtë, por unë besoj se edhe Serbia e kupton se pavarësia e Kosovës nuk është më e kthyeshme. Ne nuk duhet të harrojmë që Shtetet e Bashkuara do të kenë pas 20 janarit një qeveri të re, e cila do t’u japë shtysë të re bisedimeve”.

Për idenë rreth ndërrimit të territoreve që qarkullonte më parë, e ngarkuara për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme Gjermane tha se “BE-ja, rolin drejtues në dialog të së cilës e ka pranuar edhe SHBA, ka theksuar gjithnjë se duhet biseduar për një marrëveshje që kontribuon për stabilitetin dhe nuk e shkatërron atë.

Prandaj unë mendoj se ideja e ndërrimit të territoreve nuk është më temë diskutimi.

Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën ky është faktikisht një proces i vështirë, sepse duhet kapërcyer skepticizmi i disa vendeve anëtare. Por edhe këtë çështje ne kemi futur në agjendën e grupeve të punës të Këshillit, së bashku me lutjen dërguar Komisionit që të sjellë informacione të tjera. Këto janë predispozita të mira për të vazhduar bisedimet vitin e ardhshëm me shpresën që të arrihet liberalizimi i vizave, për të vënë më në fund në jetë premtimin e BE”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles