Ndezja e mjeteve piroteknike për fundvit: Shpend Ahmeti merr këtë vendim të papritur

0
23

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.

“Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh”, ka njoftuar Ahmeti.

Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.