Ambasada gjermane e konfirmon: Anulohen terminet për viza pune, janë të nevojshme riregjistrimet

0
176

Ambasada gjermane thotë se për viza punë, nga janari i vitit 2021, duhet të ketë riregjistrim. Kjo për shkak se ka hyrë një rregullore e re në fuqi.

Tutje në përgjigje bëhet e ditur se riregjistrimet mund të bëhet pas shfuqizimit të kufizimeve të udhëtimeve hyrëse të kushtëzuara nga koronavirusi.

“Me rastin e hyrjes në fuqi të Rregullores së re për nisje të punësimit për aplikues nga Ballkani Perëndimor janë të nevojshme riregjistrimet. Regjistrimet e reja do të mund të bëhen pas shfuqizimit të kufizimeve të udhëtimeve hyrëse të kushtëzuara nga pandemia Covid-19. Lista me kërkesat për termine do të publikohet çdo muaj në mënyrë që koha e pritjes të mbetet sa më e shkurtë”, bëhet e ditur në përgjigjen e Ambasadës gjermane për IndeksOnline.

Po ashtu bëhet e ditur se rregullat e aplikimit për viza pune të parapara në rregulloren e re, në pjesën më të madhe përputhen me rregullat e vlefshme deri tani.

Por krahasuar me rregulloren pararendëse ka një element të ri si vijon: Brenda një viti kalendarik Agjensia Federale e Punës mund të lëshojë maksimalisht 25.000 miratime gjithsej për të gjashta vendet. Ky numër korrespondon deri diku me numrin e vizave të kësaj kategorie të lëshuara për vitin 2019. Kjo post-rregullore është e vlefshme deri në fund të vitit 2023. Aplikimet mund të bëhen vetëm pranë përfaqësisë gjermane përgjegjëse në njërin nga gjashtë shtetet e përmendura, dhe jo direkt në Gjermani. Kjo do të thotë që të drejtën për të aplikuar e kanë vetëm ata shtetas me rezidencë të përhershme në njërin nga këto shtete