Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë raportimit të tij në Komisionin parlamentar për Shëndetësi ka insistuar që familjarët që janë negativë me COVID-19 nuk lejohen të qëndrojnë në klinikat ku trajtohen pacientët me sëmundjen infektuese.
I pyetur nga deputeti i LVV-së, Fitim Uka se a po lejohen familjarët në klinika, ministri Zemaj tha se është çështje tjetër si e kryejnë punën udhëheqësit e klinikave e SHSKUK dhe rojat e sigurisë.
Ndërsa, drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani u është drejtuar anëtarëve të komisionit duke iu thënë se ‘po pengohet në kryerjen e punës së tij’.
Ai madje reagoi edhe pas pyetjes së kryesueses së Komisionit, Albena Reshitaj e cila kërkoi të di rreth një versioni të ri të koronavirusit në Angli.
E pas kësaj Ramadani kërkoi nga deputetët që të bëjnë pyetje logjike, sepse ‘durimi ka ardhur në skaj’ sipas tij.