7.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Protesta për Klodian Rashën në Tiranë – policia shoqëroi mbi 100 protestues të moshës nën 20 vjeç

Policia njoftoi të shtunën se nga protesta e mbrëmjes së të premtes kishte shoqëruar në komisariate mbi 100 persona, kryesisht nën moshën 20 vjeç.

Sipas asaj çka u komunikua nga uniformat blu, për një pjesë e tyre do të niset procedimi penal në gjendje të lirë, ndërkohë që ka një numër të lartë protestuesish të cilët po verifikohen përmes pamjeve filmike dhe që pritet të shoqërohen në vijim nga policia.

Të premten ishte mbrëmja e tretë që u protestua në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës nga policia.

Kësaj here u kërkua reformimi i policisë dhe dorëheqja e drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu.

Protesta ishte paralajmëruar të zhvillohej para Kryeministrisë, por protestuesit nuk u lanë të mblidheshin aty pasi policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Ata më pas iu drejtuan Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Policia më pas angazhoi forcat Shqiponja dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Për rreth tre orë situata mbeti e njëjtë, grupe protestuesish përpiqeshin të grumbulloheshin dhe punonjësit e policisë, që i shpërndanin menjëherë me ujë dhe gaz lotsjellës, njofton euronewal.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles