4.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Veliu: Vjeshtën e ardhshme, LDK kthehet të qeverisë me Podujevën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Degës së kësaj partie në Podujevë, Agim Veliu, pas humbjes së kandidatit të kësaj partie në garë për kryetar të Podujevës, ka thënë se shumë shpejt do të dalin me një program të ri politik, i cili parasheh kthimin e LDK-së në qeverisjen lokale në Podujevë dhe adresimin e të gjitha nevojave të komunës dhe qytetarëve.

Veliu që aktualisht është Ministër i Punëve të Brendshme, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Vitin e ardhshëm beteja e re politike do të na gjej më të përgatitur, më unik dhe më të fortë se kurrë. Kthimi i LDK-së në Podujevë nuk ka alternativë!”

“Ne e pranojmë verdiktin e qytetarëve dhe zotohemi se do të reflektojmë në bazë të nevojave dhe kërkesave tuaja. Ne i ftojmë shërbyesit civilë, të punësuarit në arsim, shëndetësi dhe në përgjithësi në nivel lokal, që të vazhdojnë të shërbejnë me nderë, pasi që kthimi ynë në vjeshtën e vitit të ardhshëm është i sigurt”, ka shkruar Veliu.

Postimi i plotë i Veliut:

“Të nderuar qytetarë të komunës së Podujevës,

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka një konsistencë bashkëjetese me llapjanë. Për rreth tri dekada kemi kaluar nëpër shumë sfida së bashku dhe ia kemi dalë mbanë.

I falënderoj gjithë anëtarët e LDK-së, simpatizantët dhe qytetarët për besimin që na kanë dhënë për vite të tëra. Dega e LDK-së në Podujevë përulet para këtij besimi.

Ne e pranojmë verdiktin e qytetarëve dhe zotohemi se do të reflektojmë në bazë të nevojave dhe kërkesave tuaja. Ne i ftojmë shërbyesit civilë, të punësuarit në arsim, shëndetësi dhe në përgjithësi në nivel lokal, që të vazhdojnë të shërbejnë me nderë, pasi që kthimi ynë në vjeshtën e vitit të ardhshëm është i sigurt.

Qytetarët shumë shpejt do të binden se askush më mirë se LDK-ja, nuk i adreson nevojat e komunës, shtetit dhe qytetarëve. Për dallim prej të tjerëve, ne nuk konsiderojmë që jemi të pagabueshëm. Por për dallim prej të tjerëve ne lëshimet tona eventuale dimë t’i korrigjojmë dhe të reflektojmë.

Shumë shpejt ne do të dalim me një program të ri politik, i cili parasheh kthimin e LDK-së në qeverisjen lokale në Podujevë dhe adresimin e të gjitha nevojave të komunës dhe qytetarëve.

LDK-ja është shtëpia e të gjithë llapjanëve, të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave, mësimdhënësve, mjekëve, profesionistëve të fushave të ndryshme, bujqve, të moshuarve etj. Ne kemi bashkëjetuar dhe kemi udhëhequr komunën drejt fitoreve të njëpasnjëshme për 20 vjet.

Vitin e ardhshëm beteja e re politike do të na gjej më të përgatitur, më unik dhe më të fortë se kurrë.

Kthimi i LDK-së në Podujevë nuk ka alternativë!”, ka shkruar Veliu.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles