3.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Abelard Tahiri akuzon rëndë Vjosa Osmanin: Ia humbi zgjedhjet LDK-së qëllimisht

Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, ka kritikuar tashmë u.d. të presidentit, Vjosa Osmanit, ish-kandidate për kryeministër nga radhët e LDK-së, për mënyrën e bërjes së fushatës përgjatë zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Tahiri, në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka deklaruar se duhet studiuar mënyra se si LDK’ja me Vjosën humbi zgjedhjet.

“LDK e ka pasë një epërsi të madhe në zgjedhje ndaj LVV’së. Fushata e gabume e LDK’së, si dhe mesazhet e gabuara në të e kanë bërë që të bie nga 30% në 24%, ndërsa Albini me u rritë nga 22 në 25 për qind”, ka thënë ai.

Sipas tij, LDK krijoi rehati nga sondazhet e ardha para zgjedhjeve të fundit qendrore.

“Kur t’vjen momenti, kur t’vendosin të gjitha partitë me e mobilizu bazën e tyre, ajo është situatë tjetër. Nëse ne kishim nejtë komod në sondazhe që i kemi marrë më 23 gusht, PDK do kishte 3 deputetë më pak”, shtoi ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles