15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Shqiptarët e Luginës së Preshevës me veprim të përbashkët kundër pasivizimit të adresave në Medvegjë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, pritën sot në një takim të përbashkët në Prishtinë përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës.

Të dy ministrat mirëpriten arritjen e marrëveshjes për veprim politik të përbashkët të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kundër pasivizimit të adresave në Medvegjë, e cila u nënshkrua në prani të tyre në Prishtinë.

“Jam e lumtur dhe falënderoj shumë përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës për marrëveshjen e arritur e cila garanton se ata do të flasin me një zë dhe do të jenë unik për Medvegjën”, u shpreh Ministrja Haradinaj-Stublla.

Ajo tha se shembulli i tyre duhet të ndiqet edhe nga Prishtina e Tirana kur janë në pyetje temat dhe interesat nacionale.

“I falënderoj kolegët nga Lugina, secilin pa dallim për durimin dhe veprimin e mençur drejt unitetit – duke dhëne një shembull të jashtëzakonshëm edhe për ne këtu në Kosovë, por edhe në Shqipëri – që të jemi sa më unik e të flasim njëzëri për temat e interesit strategjik të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, në këtë kohë tepër delikate nëpër të cilën po kalojmë“, u shpreh ministrja Haradinaj-Stublla, duke e ngritur si çështje urgjente shqetësimin e përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës në lidhje me mos zbatimin e dy pikave të Marrëveshjes së Uashingtonit, pikës 6 dhe 12., që kanë të bëjnë me njohjen e diplomave dhe certifikatave profesionale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe zotimit që obligon palët (Kosovën dhe Serbinë) që të angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur brenda vendit.

“Pra, vazhdon ende avazi i vjetër i mosnjohjes së diplomave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët kanë diplomuar në Prishtinë. Prandaj, ne do ta ngrisim zërin dhe do të kërkojmë respektimin e pikave të Marrëveshjes së Uashingtonit”.

Nga ana e tij, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se të dyja shtetet duhet të ndërmarrin një aksion diplomatik për ta sensibilizuar bashkësinë ndërkombëtare për gjendjen në Luginë të Preshevës, ku po tentohet përmes pasivizimit të adresave të shqiptarëve atje.

“Shprehim shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ne do të vazhdojmë të punojmë pakursyer për për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për gjendjen e shqiptarëve në Luginë”, u shpreh Cakaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles