Abazoviq me fjalim të fuqishëm në parlament: Nuk jam as serb, as malazez – jam pjesëtar i komunitetit që e keni shtypur

0
41

Qeveria që deputetët po diskutojnë është e para në historinë e këtij vendi që përfaqëson vullnetin e popullit, tha sot në Parlamentin e Malit të Zi, kreu i koalicionit “E bardha në të zezë”, Dritan Abazoviq, i cili akuzoi partinë e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, DPS-in për situatën katastrofike në vend.

“Mos harroni se ne arritëm të konktretizojmë vullnetin e popullit kryesisht shkaku i parregullsive në zgjedhjet që ju i keni organizuar, përkatësisht datën që keni caktuar dhe kushtet që i keni vendosur, gjë që flet për shkatërrimin e madh që i keni bërë këtij vendi. Kjo është hera e fundit që do ta keni këtë numër të deputetëve në parlament”, pohoi politikani shqiptar, duke iu drejtuar deputetëve të DPS, raporton vijesti.

Kjo është vetëm një pjesë e debatit që ka vazhduar për ca kohë në parlamentin e Malit të Zi, ku po diskutohet qeveria e re malazeze, por Abazoviq vazhdoi të akuzojë deputetët e partisë e DPS-it.

 

Gjersa deputetët opozitar replikuan me Abazoviqin duke i thënë që të merrte një qetësues para se të vinte në parlament dhe “të mos bërtiste”. Ata gjithashtu e quajtën prezantimin e tij “zhurmë dhe zemërim”, transmeton telegraf.

Ai gjthashtu pohoi se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i komunitetit më të shtypur në Mal të Zi.

Ndryshe, Abazoviq është nominuar që të jetë zëvendëskryeministër i Malit të Zi, ku kreu i qeverisë pritet të jetë edhe Zdravko Krivokapiq.