Milaim Zeka: Këto janë informacionet e mia për presidentin e ri dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme!

0
130

Sipas informacioneve që ish-deputeti, Milaim Zeka, i posedon, thotë se Ramush Haradinaj, nuk është i pranueshëm për Lidhjen Demokratike dhe Partisë Demokratike, për t’u bërë president i vendit.

Në një bisedë për Gazeta Blic, Zeka thekson se është e vështirë që të gjendet një zgjidhje për emërimin e presidentit të ri.

Thotë se vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, më së largu deri në muajin Mars, të vitit të ardhshëm.

“Në qoftë se vazhdojnë këto këmbëngulësi duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, nuk ka zgjidhje tjetër. Vështirë është me u marrë vesh. Ramush Haradinaj me aq sa kam unë informacione, është i papranueshëm për LDK-në dhe PDK-në. Unë mendoj që është demokratike që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Këta mund të shkojnë më së largu deri në muajin mars. Më së largu deri në mars do të ketë zgjedhje”, ka thënë Zeka.

Gjatë ditës, kryeministri Hoti, bëri të ditur se ka ndërmarrë iniciativë për gjetjen e zgjidhjes së presidentit të ri.

Tha se do të organizojë një tryezë me partitë politike, për të gjetur zgjidhje.

Gazeta Blic, ka kontaktuar me zyrtarë të AAK-së dhe NISMA-s Socialdemokrate.

Nga të dyja këto parti, janë shprehur se janë të gatshëm që të ulen në tryezë, për secilën çështje që ka të bëjë me politikën vendore.

Por, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, i tha Gazetës Blic, se ata nuk e kanë ndërmend që të heqin dorë nga synimi i postit të presidentit për kryetarin e tij, Ramush Haradinajn.